Kaluan në çerekfinale të Euro2024, Erdogan, mesazh skuadrës turke

1 minut lexim

Kualfikimi i Turqisë në çerekfinale të Euro 2024, nuk kishte se si të mos komentohej edhe nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Ju përgëzoj me zemër për arritjen e këtij suksesi.

Bravo djemve për rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion”, ishin fjalët e përzemërta të Erdogan në drejtim të skuadrës turke.

Fjalë shumë të rëndësishme këto për të besuarit e teknikut Montella, që vijnë nga njeriu me më shumë ndikim në Turqi, fjalë që mund të shërbejnë si shtysë për skuadrën për të vijuar aventurën në Euro 2024.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

​Meta: Kadare ngriti Shqipërinë në majat e letërsisë botërore

Story i radhës

Meta do t’i japë fund ndalimit të përgjithshëm për fjalën “shaheed” – që në shqip do të thotë “martir”

Të fundit nga