Kaluan gjashtë muaj ndryshimet Kushtetuese akoma në sirtarin e shpresës!

December 24, 2024
min lexim

Shkup, 24 dhjetor – Ndryshimi i pushtetit u bë, e gjithë fushata politike nga zgjedhjet e dyfishta të këtij viti ishte e bazuar mbi dy shtylla lufta kundër korrupsionit dhe vazhdimi i rrugëtimit evropian. Puna e parë po shkon me sukses, lufta kundër korrupsionit po shihet është veprim konkret, por çështja e dytë disi ka ngecur. Mbase, edhe për këtë të fundit ka pasur disa lëvizje por kanë qenë vetëm deklarata me fjalë. Kësisoj që nevojitet garancë që nuk do të vendosen kushte të tjera. E disa herë është lakuar edhe një afat kohor prej gjashtë muajsh, por ky xhoker u djeg sepse gjashtë muaj kaluan, shkruan Zhurnal.

Gjashtëmujori parë pa ndryshime Kushtetuese, a duhet të shpresojmë për gjashtëmujorin e dytë?

Kaluan 6 muaj ndërsa koalicioni VLEN nuk e ka plotësuar premtimin për ndryshimet kushtetuese dhe zhbllokimin e procesit eurointegrues, akuzojnë partitë opozitare. Sipas BDI-së, VLEN manipulon ndërsa afati 6 mujor skadoi për rishqyrtimin e pjesëmarrjes së tyre në qeveri.

Dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare kërkuan edhe nga ASH, krahu i Ziadin Selës. Ministri i Shëndetësisë, dhe një nga liderët e VLEN-it. Arben Taravari, tha se kryetarët e partive të VLEN-it duhet të ulen dhe të bëjnë strategji se si më tutje.

Ndërkohë VMRO-DPMNE nuk pajtohet që të hapet Kushtetuta pa garanci që të mos ketë bllokada të reja në të ardhmen.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi nga Berlini tha se shumica qeveritare është e gatshme menjëherë t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë, por kërkon parashikueshmëri të procesit.

“Nuk kemi kurrfarë problemi me atë që bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës, por presim garanci se menjëherë pastaj nuk do të ketë kusht tjetër”, tha Gashi për Dojçe Vele, duke theksuar se në Qeveri nuk ka dilemë se duhet të vazhdohet rruga evropiane e vendit sa më shpejtë.

Prandaj, mbetet të shihet nëse në gjashtëmujorin e dytë do të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim. Edhe pse është shumë e vështirë sepse viti që vjen do të jetë gjithashtu vit i zgjedhjeve, dhe secili veprim që bëhet nuk do mend që do të ndikojë dukshëm edhe në kutitë e votimit. Sikurse veprimi sikurse mos veprimi do të vendoset në peshoren vlerësuese, me lapsin në duart e qytetarëve.

Pikët politike anash, duhet unitet që Maqedonia e Veriut ta kalojë këtë sfidë –

Në Maqedoninë e Veriut tash ose asnjëherë më vendi dhe qytetarët kanë nevojë për unitet politik përballë kësaj sfide që është vendimtare për vendin dhe shoqërinë. Të gjithë njëzëri duhet të deklarohet dhe në Kuvend të grumbullohen 80 vota deputetësh që ndryshimet e duhura Kushtetuese të bëhen.

Ndryshimet kushtetuese janë vendimtare për ecurinë e vendit, nëse ndodhin vendi vazhdon rrugëtimin evropian, nëse nuk ndodhin vendi izolohet dhe pëson regres dhe sërish ballafaqohet me veton bullgare, pra kemi kthim në pikën zero. Mes tjerash, nga kjo situatë lirshëm mund të thuhet se po që ndryshimet kushtetuese janë orientuese të vendit, pasi Maqedonia e Veriut është e orientuar drejtë Bashkimit Evropian gjegjësisht Perëndimit, nëse nuk ndodhin këto ndryshime atëherë orientimi i vendit vihet në rrezik sepse kjo qartazi është në favor të Rusisë.

Ndryshimet Kushtetuese duhet të ndodhin dhe vendi të vazhdojë me rrugëtimin për anëtarësim të plotë në BE, kjo pastaj sjellë progres të gjithanshëm dhe në gjitha fushat tjera. E për këtë duhet unanimet i plotë që përmes konsensualitet të partive politike të sigurohen votat e nevojshme që këto ndryshime të ndodhin sepse janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe vendit në përgjithësi. E për këtë duhet ta dëshmojnë vetë partitë politike se janë në shërbim të qytetarëve dhe për këtë arsye lënë anash pikët politike por veprojnë në drejtim të ndërtim të një të ardhme më të sigurt e me perspektivë. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuvend: Me interpretim autentik Qeveria kthen Ambasadorët e Pendarovskit!

Story i radhës

Një ditë pas mosbindjes civile, Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e Policisë

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë
ShkoLartë