Kalon moshën e lejuar nga Statuti i FSHF-së, heshtje rreth rikandidimit të kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve

February 11, 2022
1 minut lexim

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot listën e kandidatëve për president dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të saj. Një garë të cilën në fakt do ta shohin si spektatorë drejtuesit e “Bashkimit të Arbitrave të Futbollit Shqiptar”.

Shoqata e Gjyqtarëve, ka një vend të garantuar në Komitetin Ekzekutiv, sipas statusit, me kryetarin e saj që e mban këtë post automatikisht prej vitesh. Një privilegj të cilin e ka pasur në vitet e fundit Tahir Kastrati.

Por ky i fundit, sipas Statutit të FSHF, nuk mund të mbajë më një post drejtuesi. Neni 32, pika 8/d parashikon se për zgjedhjen e Presidentit apo anëtarësisë së KE, personi duhet “të jetë nën moshën 70 vjeç në datën e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore”.

Kastrati tashmë është 74-vjeçar dhe ndonëse nuk merr pjesë direkt në votime, rregulli duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Por deri tani ka heshtje në këtë pikë, nëse Kastrati do të jetë përsëri emri që do të dalë nga shoqata e gjyqtarëve, apo nëse kjo e fundit do të vendosë një kryetar të ri, për t’u përshtatur edhe me standardin që ka vendosur FSHF për drejtuesit e saj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PSG fiton në sekondat e fundit

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 14 shkurt

Të fundit nga

ShkoLartë