kallezimi penal nga komuna e prishtines jep doreheqje drejtori i inspektoratit se trashegimise kulturore 67f4320889d1d

Kallëzimi penal nga Komuna e Prishtinës – jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit së Trashëgimisë Kulturore

April 7, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, Imer Hakaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas kallëzimit penal të bërë nga Komuna e Prishtinës ndaj inspektorit Pajtim Zogaj, të cilët kanë akuzuar këtë institucion për bllokimin e të gjitha projekteve transformuese të planifikuara për qytetin.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Hakaj ka theksuar se ndjen përgjegjësi të plotë për mosveprimet me kohë ndaj shkelësve të ligjit për trashëgimi kulturore nga ana e Komunës së Prishtinës.

Ai ka shpjeguar se është përgjegjës për të gjitha veprimet e ndërmarra deri tani, duke u nisur nga udhëzimi dhe miratimi për inspektimin e Inspektorit të ITK-së.

Postimi i tij i plotë:

Nga sot, beteja do të vazhdojë për drejtësi ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit për Trashëgimi Kulturore, për ndërhyrjet e paautorizuara lidhur me punimet në Rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Përgjegjës për të gjitha veprimet e ndërmarra deri më tani jam dhe mbetem vetëm unë, si Drejtor i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, duke u nisur nga udhëzimi dhe miratimi për inspektim për Inspektorin e ITK-së.

Personalisht, tani ndiej përgjegjësi të plotë zyrtare për mosveprimet me kohë ndaj shkelësve të ligjit për trashëgimi kulturore nga ana e Komunës së Prishtinës.

Unë nuk ndalem asnjëherë në angazhimin tim për drejtësi. Nga funksioni zyrtar, njoh vetëm ligjin dhe kurrë grupet e interesave ditore.

Gjatë ditëve në vijim do të informoheni për të gjitha veprimet institucionale. Ndërkohë, nga sot ofroj dorëheqjen time nga detyra zyrtare për mosndërmarrjen e veprimeve me kohë. Ndiej përgjegjësi për këtë dhe kërkoj nga ministri im, z. Hajrulla Çeku, largimin tim të menjëhershëm nga detyra, për shkak të mosreagimit me kohë ndaj shkelësve të ligjit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

obsh cdo 2 minuta nje nene humbet jeten nga shkaqe te parandalueshme 67f4314f7b433
Story i mëparshëm

OBSH: Çdo 2 minuta një nënë humbet jetën nga shkaqe të parandalueshme

historia me aldon flet rizarta kam pare shume gjera kur kam dale jashte nuk e dija qe ekzistonin 67f432f728a8a
Story i radhës

Historia me Aldon, flet Rizarta: Kam parë shumë gjëra kur kam dalë jashtë, nuk e dija që ekzistonin

Të fundit nga

De Bryjne flet për të ardhmen

Mesfushori Kevin De Bryjne ka vendosur që në fund të sezonit t’i thotë lamtumirë Mançester Sitit, por jo futbollit.  Në moshën 33-vjeçare, ai ndjen se ka ende shumë për të dhënë dhe e

Kurti bën homazhe në Sllatinë të Kaçanikut

Në nderim të 6 dëshmorëve dhe 13 martirëve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule para pllakës përkujtimore në Sllatinë të Kaçanikut, në 26-vjetorin e rënies së tyre. Më
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë