kallezime penale per ish drejtoreshen e shkolles ne kumanove dhe 6 te punesuarve ne mash 681e12eace270

Kallëzime penale për ish-drejtoreshën e shkollës në Kumanovë dhe 6 të punësuarve në MASH

May 9, 2025
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të brendshme njoftojnë se është ngritur kallëzim penal kundër V.T., ish-drejtoreshës së shkollës së mesme “Kiro Burnaz” në Kumanovë, gjashtë të punësuarve në Ministrinë e Arsimit, dy subjekteve juridike nga Kumanova dhe pronarëve të tyre, të cilët dyshohen për keqpërdorim në procesin e kontratave për transport të nxënësve.

Respektivisht, edhe pse shkolla ishte në rikonstruksion dhe nuk zhvillonte mësim me prezencë fizike, ata dyshohet se kanë falsifikuar dokumente për shërbime të kryera dhe kanë lëshuar fatura të rreme që janë paguar nga Ministria, duke shkaktuar dëm financiar. Të dyshuarit dyshohen se kanë vepruar në dy raste, në periudhën e vitit shkollor 2022/2023 dhe 2023/2024.

“Të gjithë të raportuarit i kanë mundësuar të akuzuarit D.P. dhe personit juridik për transport të udhëtarëve nga Kumanova të përfitojnë dobi pasurore kundërligjshëm në vlerë të përgjithshme prej 32.620.123 denarëve, në dëm të buxhetit të RMV-së”, shtojnë nga MPB.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

bukuroshja qe do ta perfaqesoje maqedonine e veriut ne miss world 681e0eb248e76
Story i mëparshëm

Bukuroshja që do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në “Miss World”

one stop edhe ne tabanoc 681e12f08e556
Story i radhës

“One Stop” edhe në Tabanoc

Të fundit nga

ShkoLartë