Ministria e Punëve të Brendshme ka ndëmarrë aktivitete për zbardhjen rastit që ndodhi ditë më parë në N.P Higjienën Komunale – Shkup.
Nga MPB njoftojnë se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj punonjëses së NP “Higjiena Komunale” në Shkup, e cila gjatë detyrës së saj kishte konflikt me gazetarët.
“Në lidhje me veprën penale të denoncuar ”arbitrarizëm” sipas nenit 392 paragrafi 2 të KP-së, e denoncuar më 08.08.2022 nga ana e F.S., gazetar i TV Klan, kurse e kryer nga ana e A.M.B., e punësuar në NP Higjiena Komunale-Shkup në hapësirat e ndërmarrjes publike, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të nevojshme dhe rasti është zbardhur. Nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit për Kriminalitet të Dhunshëm-Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për dokumentimin e rastit juridiko-penal, gjatë të cilit më datën 09.08.2022 në hapësirat e NJKDH-së pranë SPB Shkup është ftuar A.M.B. e cila e ka marrë telefonin celular e të dëmtuarit F.S. dhe me të njëjtën është kryer bisedë zyrtare në lidhje me veprën penale të denoncuar”.
“Poashtu, më datën 09.08.2022 në hapësirat e NJKDH-së pranë SPB Shkup është ftuar edhe S.K. i punësuar në NP Higjiena Komunale, i cili ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes. Pas konsultimit të kryer me PTHP Shkup, kundër A.M.B. do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Incidenti në hapsirat e N.P Higjiena Komunale ndodhi gjatë fillim javës teksa ekipi i TV Klan ishte duke trajtuar temën e largimit të 33 të punësuarve me kontrata nga ndëmrarja në fjalë. Incidentin në fjalë e dënuan SHGM dhe ASHMMA.