kallezim penal per gjashte persona nga ohri dhe struga per keqperdorim te detyres zyrtare 67ddcdaa7ec09

Kallëzim penal për gjashtë persona nga Ohri dhe Struga për keqpërdorim të detyrës zyrtare

March 21, 2025
1 minut lexim

SPB Ohër ka dorëzuar kallëzim penal për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit” kundër V.A (53) nga Ohri.

Kurse, kundër L.A (42) nga Struga, V.A (59) nga Radolishta e Strugës, A.M (55) nga Struga, V.P (49) nga Ohri dhe J.B (49) për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”.

Siç njoftoi sot MPB, i denoncuari i parë, gjatë vitit 2023, në cilësinë e ushtruesit të detyrës Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Sistemi Kolektor” – Shkup, dega Ohër, pas shpalljes së konkursit për punësim të përhershëm, ka nënshkruar vendime për përzgjedhjen dhe punësimin e dy kandidatëve, edhe pse e dinte se nuk i plotësojnë plotësisht kushtet ligjore të cekura në konkurs.

“Të kallëzuarit tjerë, si anëtarë të komisioneve për zhvillimin e procedurës së punësimit për dy kandidatët, edhe pse e dinin se nuk plotësoheshin kushtet e konkursit, firmosën dhe miratuan listat përfundimtare të renditjes”, thuhet në njoftim.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nuk ka pasur as leje per pune as per kabare prokuroria zbulon skemen e krimit per diskoteken ku humben jeten 59 persona 67ddcda7084f3
Story i mëparshëm

Nuk ka pasur as leje për punë as për kabare?! Prokuroria zbulon skemën e krimit për diskotekën ku humbën jetën 59 persona

ne rrjetet sociale behet thirrje per proteste te re per tragjedine ne kocan 67ddcdadbd21f
Story i radhës

Në rrjetet sociale bëhet thirrje për protestë të re për tragjedinë në Koçan

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë