kallezim penal ndaj shtetasit te kosoves i cili tentoi te arratisej nga pika kufitare bllace me droge 6a59fee24fff6

Kallëzim penal ndaj shtetasit të Kosovës i cili tentoi të arratisej nga pika kufitare Bllacë me drogë

July 17, 2026
1 minut lexim

Shtetasi i Kosovës, R.E., është privuar nga liria pasi në pikën kufitare Bllacë, gjatë një kontrolli doganor, kaloi me forcë dhe në mënyrë të paligjshme vijën kufitare me automjetin në të cilin kontrabandonte drogë, duke rrezikuar jetën e doganierit që e kishte ndaluar për kontroll të detajuar. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale “prodhim dhe vënie në qarkullim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, si dhe “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, të dyja të dënueshme sipas Kodit Penal.

Mbrëmjen e 15 korrikut, zyrtarët doganorë në pikën kufitare Bllacë ndaluan për kontroll doganor tashmë të arrestuarin R.E. Kontrolli u krye nga dy doganierë, të cilët i kërkuan të hapte bagazhin e automjetit për inspektim.

Në momentin kur i dyshuari vuri re se njëri nga doganierët kishte dalluar një qese nën ulësen e pasagjerit dhe po përpiqej ta kontrollonte, ai hyri me shpejtësi në automjet dhe kaloi me forcë vijën kufitare, duke tërhequr zvarrë doganierin që tentoi ta ndalonte.

Menjëherë u njoftua policia kufitare, e cila së bashku me doganierin, pas një ndjekjeje rreth dhjetëminutëshe, i bllokuan rrugën dhe e arrestuan të dyshuarin. Më pas ai iu dorëzua Departamentit të Hetimeve pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime të Drejtorisë Doganore, i cili e mori në procedurë rastin dhe, pas veprimeve hetimore, dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit.

Gjatë arratisjes, i dyshuari hodhi qesen me drogë, e cila u gjet pranë vendit të arrestimit. Me urdhër të prokurorit publik, lënda u dërgua për ekspertizë, ku u konstatua se bëhej fjalë për 1 kilogram marihuanë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari u gjet edhe një armë e ftohtë.

Doganieri, i cili u tërhoq me forcë gjatë përpjekjes për ta penguar të dyshuarin të arratisej, pësoi lëndime të lehta trupore. Dy zyrtarët doganorë që morën pjesë në ndërhyrjen në pikën kufitare Bllacë u vlerësuan si shembull i guximit të përditshëm që punonjësit tregojnë në kryerjen e detyrës, me qëllim mbrojtjen e shtetit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maya jama rremben vemendjen me stilin e saj joshes 6a59fc3b850a2
Lajmi i mëparshëm

Maya Jama rrëmben vëmendjen me stilin e saj joshës

bdi me shume se dy vite mashtrim nje ligj i cunguar dhe nje shumice pa legjitimitet shqiptar 6a5a002f20687
Lajmi i radhës

BDI: Më shumë se dy vite mashtrim, një ligj i cunguar dhe një shumicë pa legjitimitet shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë