bdi me shume se dy vite mashtrim nje ligj i cunguar dhe nje shumice pa legjitimitet shqiptar 6a5a002f20687

BDI: Më shumë se dy vite mashtrim, një ligj i cunguar dhe një shumicë pa legjitimitet shqiptar

July 17, 2026
1 minut lexim
BDI1

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas zhvillimeve lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke akuzuar koalicionin VLEN se ka propozuar një zgjidhje ligjore që, sipas partisë, nuk garanton përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Në reagimin e saj, BDI vlerëson se VLEN ka hyrë në Qeveri “pa legjitimitet etnik” dhe e akuzon se, për më shumë se dy vjet, e ka paraqitur ligjin si një arritje historike, ndërsa sipas saj, versioni i propozuar nuk përmban mekanizma që do të siguronin zbatimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Sipas BDI-së, ligji është proceduar pa kuota etnike, pa mekanizma institucionalë për zbatimin e tij dhe pa sanksione për shkelësit, duke shtuar se një zgjidhje e tillë nuk ofron garanci reale për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Partia opozitare pretendon gjithashtu se projektligji nuk ka siguruar shumicën e nevojshme sipas parimit të Badenterit në Kuvend dhe se kjo, sipas saj, dëshmon mungesën e mbështetjes së deputetëve shqiptarë.

“BDI e bllokoi sot këtë përpjekje për të legalizuar cenimin e të drejtave të shqiptarëve dhe do ta bllokojë çdo herë kur të tentohet që diskriminimi të paketohet si ligj”, thuhet në reagimin e partisë.

Në fund, BDI thekson se do të vazhdojë të mbrojë të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe zbatimin e standardeve kushtetuese, duke u thirrur edhe në parimet e Marrëveshjes së Ohrit, përcjell Zhurnal.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kallezim penal ndaj shtetasit te kosoves i cili tentoi te arratisej nga pika kufitare bllace me droge 6a59fee24fff6
Lajmi i mëparshëm

Kallëzim penal ndaj shtetasit të Kosovës i cili tentoi të arratisej nga pika kufitare Bllacë me drogë

i nxehte ekstrem dhe thatesire holanda thirrje qytetareve mos e shperdoroni ujin 6a5a122715d4f
Lajmi i radhës

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin

Të fundit nga

ShkoLartë