maya jama rremben vemendjen me stilin e saj joshes 6a59fc3b850a2

Maya Jama rrëmben vëmendjen me stilin e saj joshës

July 17, 2026
1 minut lexim

Ajo nuk gabon kurrë kur bëhet fjalë për paraqitjet e saj mahnitëse.

Dhe Maya Jama i la edhe një herë fansat pa fjalë, teksa veshi një minifustan të vogël metalik në ngjyrë argjendi në postimin e saj të fundit në Instagram, të enjten në mbrëmje, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Moderatorja 31-vjeçare e Love Island dukej tepër joshëse, duke vënë në pah linjat e saj me fustanin me dekolte të theksuar, përpara se të shfaqej me një kombinim veror prej dantelle të bardhë.

Image

Maya Jama

Ylli ekspozoi barkun e saj të tonifikuar me këtë veshje elegante, e cila përbëhej nga një reçipetë e bardhë dhe një minifund prej dantelle.

Ajo i shoqëroi fotografitë me mbishkrimin: “Turni i ditës dhe i natës, rikthehem sonte në vilë.”

Image

Maya Jama

Maya mbërriti në vilën e Love Island gjatë episodit të së mërkurës në mbrëmje për t’u bërë të ditur banorëve se publiku kishte votuar për ishullorët e tyre të preferuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarrfikesit ne kaliforni i japin oksigjen pellumbit 6a59fb724b5e6
Lajmi i mëparshëm

​Zjarrfikësit në Kaliforni i japin oksigjen pëllumbit

kallezim penal ndaj shtetasit te kosoves i cili tentoi te arratisej nga pika kufitare bllace me droge 6a59fee24fff6
Lajmi i radhës

Kallëzim penal ndaj shtetasit të Kosovës i cili tentoi të arratisej nga pika kufitare Bllacë me drogë

Të fundit nga

ShkoLartë