Kallëzim penal kundër dy policëve në Shkup, dyshohen për ryshfet

October 26, 2022
1 minut lexim

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale ka dorëzuar në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kallëzim penal kundër policëve B.V. dhe H.Z., punonjës të SPB Shkup, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “marrje e ryshfetit” nga neni 357 i Kodit Penal të RMV-së.

Të raportuarit me datë 25.09.2022 gjatë kontrollit të komunikacionit në Rr. “Dimitria Çupovski” në Shkup, nga i dëmtuari G.J. kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfet për të mos kryer një veprim zyrtar që kanë qenë të detyruar ta kryejnë, gjegjësisht për të mos dhënien e urdhërpagesë kundërvajtëse për kundërvajtje të konfirmuar në komunikacion për kalim në semaforë të kuq.

Ndaj punonjësve të policisë ka iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U bëftë deti kos e pushka top, Kosova serbëve targat RKS t’ua vendosë!

Story i radhës

Nuredini: Fatkeqësitë natyrore nuk mund të ndalen, por mund të reduktohen

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë