Profesor Gordan Kallajxhiev tha në emisionin “24 analizë” në Tv 24 se kur kemi menduar se ka diçka skandaloze, ka ngjarje të reja si në një cirk.
“Për mua nuk ka qenë skandal me Këshillin Gjyqësor, por me Këshillin e Prokurorisë, ku duan ta djegin Lençën si shtrigë se i ka kritikuar. Dhe nuk është hera e parë që ky këshill thërret kritikët. Kjo lloj pune dhe mendimi është vërtet i frikshëm. Do të ishte mirë të mendonim për shkaqet e mosfunksionimit të marrëdhënieve ndërpersonale. Një pjesë e problemit është edhe vetë kryetarja. Si kryetarja aktuale ashtu edhe ajo e mëparshmja bënë gabime sepse ishin objektiva të lehta edhe pse kishin qëllimet më të mira. Nuk mund të emërosh një person anonim për kryetar të Këshillit Gjyqësor”, ka thënë Kallajxhiev.