4
Shkup, 19 dhjetor – Profesori universitar Goran Kallajxhiev i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se gjyqësia në vend ka mjaftueshëm ligjë që janë në koordinim më ato ndërkombëtarë evropiane, mirëpo zbatimi i tyre është i mangët shkaku i ndikimeve politike në gjyqësor.
“Unë nuk e shoh problemin tek gjyqësia sa e shoh tek politika, sepse politikaa e ka korruptuar sistemin gjyqësor. Politika t’i mbajë duart larg nga gjyqësori, vetëm atëherë do të kemi rezultate korrekte dhe kthim besueshmërie tek drejtësia në RMV”, tha Kallajxhiev.
Avokati Zvonko Davidoviq u shpreh se politika nuk ka ndërhyrë vëtëm në gjyqësi por në të gjitha sferat kryesore të jetës, teksa arrestimet e fundit nga qeveria aktuale i quajti si veprime për pikë politike.
“Ndikimi politik ka ndërhyrë gjithkund, edhe në gjyqsor, edhe në sistemin shëndëtësor edhe në arsim dhe kjo është e dëmshme për vendin. Deklaratat që dëgjojmë së fundmi të tipit, “Qeveria dëgjoi zërin e qytetarëve dhe filloi arrestimet”, është deklaratë qesharake për pikë politike, sepse nuk vendosin qytetarët për arrestimet, por prokuroria sheh nëse ka dëshmi ose dosje kriminale ndaj ndonjë individi…”, tha Davidoviq.
BURIMI: zhurnal.mk