kalkulimet per qeverine e re vazhdojne pse duhet te jete fatmir limaj kryetar i kuvendit 6805153f8ee5e

Kalkulimet për qeverinë e re vazhdojnë: Pse duhet të jetë Fatmir Limaj, kryetar i Kuvendit?

April 20, 2025
min lexim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ia dhanë votat Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje, që të bëhet kryetare e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Propozimi që Haxhiu të bëhej kryeparlamentare u hodh dy herë në votim, megjithatë në të dy rastet mori vetëm 57 vota për – të cilat ishin pamjaftueshme që të marrë drejtimin e organit ligjvënës.

Kësisoj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu atë dhe tha se Kuvendi do të vazhdojë procesin e konstituimit të hënën, nga ora 15:00.

Ndonëse, për dallim nga dy seancat paraprake, më 19 prill deputetët miratuan një raport të ri të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Kjo më pas i hapi rrugën betimit të deputetëve të përbërjes së re plenare.

Përveç kësaj, kandidatura e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare ishte befasuese, derisa përflitej që këtë pozitë ta merrte kreu i Nismës, Fatmir Limaj, pas disa bisedimeve që po zhvillonte me Albin Kurtin e LVV-në.

Kjo “lëvizje politike” e LVV u cilësua si taktike dhe nuk u mirëprit shumë propozimi për Albulena Haxhiun.

Mirëpo, çfarë pritet të ndodhë të hënën, më 21 prill?

Ramabaja: Gjërat nuk janë aq të komplikuara, sa nganjëherë i bëjmë vet të tilla!

E për këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli profesori Sadri Ramabaja.

Ai e vlerësoi kandidaturën e Albulena Haxhiut si një taktizim politike, madje e cilësoi si eksperiment të panevojshëm.

Image

Sadri Ramabaja.

“Kandidatura e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës, pas zhbllokimit të ngërçit alogjik lidhur me ratifikimin e mandateve, dy herë radhas, dëshmoi se personi i Albulena Haxhiut, me gjithë respektin, më rezulton si taktizim politik, eksperiment i panevojshëm.

Politologu i njohur gjerman Trier, kur flet për interesat nacionale, ofron gjashtë teza që kanë të bëjnë me “të mirën e përbashkët të politikës” që bazohen në Kushtetutë.

Koncepti i “interesit kombëtar” ka natyrë parademokratike; historikisht, ai u zhvillua – fillimisht si “interes publik” – në lidhje të ngushtë me konceptet e “raison d’état” dhe “sovranitetin” shtetëror.

Mbi bazën normative, “interesi kombëtar” i Kosovës në këtë kapërcyell gjeopolitik ka të bëjë me ruajtjen e lirisë, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të saj dhe shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, si dhe integritetit të territorit të tyre”, shpjegoi profesori.

Krahas kësaj, ai përmendi qeverinë 3 dhe faktin se pse duhet të votohet një qeveri e tillë.

“Në rastin konkret, fakti që Republika e Kosovës gradualisht po shndërrohej në një lloj piemonti politik e demokratik të Kombit, nga poshtë, ato grimcat e atomizuara të Kombit që kanë ruajtur forcën gjeneruese të tij, kishin dhe kanë një kërkesë të përtërirë, më të zëshme – atë që Kosova të komunikojë më qartë “interesat shqiptaree” dhe t’i ndjekë ato me më shumë vendosmëri.

Këto interesa mundet e duhet të mbrohen vetëm duke ndjekur politika largpamëse kooperimi me ata që janë të gatshëm të të mbështesin Qeverinë Kurti 3 e dëshmuar tashmë se mbronë interesat e Kombit”.

Megjithatë, Ramabaja tha se është momenti kyç që në krye të Kuvendit të vije Fatmir Limaj, madje tha se një gjë e tillë duhet të bëhet që nesër.

“Kori i larmishëm, por tërësisht disonant i elitës sonë intelektuale dhe gazetarëve përgjatë tri dekadave të fundit, i cili kishte bërë thirrje për këtë orientim drejt “interesit kombëtar” që nga fillimi i viteve 1990 në përgjigje të ndryshimeve politike në Shqipërinë politike, tok me çlirimin e Kosovës dhe faktorizimit të Kombit, mori një përgjigje pozitive nga ai grusht i kriptoelitës që do ta mbështesnin UÇK-në dhe Timoteun e saj Adem Jashari në kursin e saj të Lirisë.

Ky kurs, është momenti historik, që të vazhdohet tutje, duke e sjellë në krye të Kuvendit njërën prej figurave më emblematike të UÇK-së, si kryevlerë jona politike dhe duke i hapur rrugë krijimit të Qeverinë Kurti 3.

Çfardo kalkulimi tjetër, d.t.th rrëshqitje në terrenin e interesit të ngushtë partiak, kalkulimi i dobët, rrjedhimisht cenim i interesit nacional me paramendim.

Ky hap duhet të hidhet nesër, në mbledhjen e Kuvendit dhe të ecim tutje.

Gjërat nuk janë aq të komplikuara, sa nganjëherë i bëjmë vet të tilla!” – përmbylli Sadri Ramabaja për “Bota sot”.

Maloku: Me të drejtë në situatën aktuale, Limaj dhe partia e tij kërkojnë pozita drejtuese legjislative dhe ekzekutive

Image

Albinot Maloku

Kurse, analisti politik, Albinot Maloku u shpreh kritik ndaj LVV-së dhe propozimit të Haxhiut për kryeparlamentare, duke dite se nuk i kanë numrat.

“Së pari duhet sqaruar se i pari pas procesit zgjedhor të 9 shkurtit, pra Lëvizja Vetëvendosje, e ka privilegjin e obligimin të propozonte kandidatin apo kandidatën e saj për kreun e Kuvendit dhe të kishte numrat e nevojshëm të deputetëve për ta zgjedhur. Në mungesë të numrave kandidatja e LVV për kryetare të Kuvendit nuk i mori numrat. Me të propozuar emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit pa bërë numrat LVV po vazhdon me avazin e vjetër të të qenurit jo vetëm bllokuese por edhe mos respektuese e faktit që nuk i ka numrat”.

Krahas kësaj, Maloku në një prononcim për “Bota sot” përmendi takimet LVV me Nismën, për një koalicion të mundshëm.

Sipas tij, me të drejtë Limaj dhe partia e tij kërkojnë pozita drejtuese legjislative dhe ekzekutive.

“Në takimet që kandidati për kryeministër, njëherit kryetari i LVV, Albin Kurti pati me deputetët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë, por edhe me takimit jo transparent e të përfolur me kreun e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk arriti të qesë në letër asnjë marrëveshje mes tyre. Gjithsesi ky është një treguas sa besë pak është LVV dhe kreun i saj. Kur u përfol takimi i Kurtit me Limajn menjëherë u provua që Limaj të nxirret si mosbesues, pra duke e vënë në dyshim vendosmërin e tij politike. Kjo me siguri ndodhi ngase me të drejtë në situatën aktuale, Limaj dhe partia e tij kërkojnë pozita drejtuese legjislative dhe ekzekutive”, nënvizoi ai.

Në fund, analisti kishte edhe disa komente për bisedimet me deputetët e komuniteteve joserbe, e që në këtë pikë kritoi LVV.

“Veç kësaj Kurti largojë deputetën e komunitetit boshnjak, Duda Bale nga mundësia për ta pas në koalicion siç po provon ti ketë deputetët tjerë nga komunitetet jo shumicë. Veç këtij largimi zërat e jashtëm të LVV provuan ta nxirrnin Duda Balen si bashkëpunuese të Listës Serbe pa i përmendur nëse kërkesat e saj e të komunitetit që përfaqëson janë të drejta. LVV duke mos respektuar faktin e numrave po do ta këtë krejtë pushtetin e vetme edhe ti ketë në përdorim numrat e tjerë të domosdoshëm në Kuvend”, përmbylli Albinot Maloku për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rama tregon biseden me demokratin e famshem me the deren e shtepise sja mbyll dot kryeministrit por 68050be1262b8
Story i mëparshëm

Rama tregon bisedën me demokratin e famshëm: Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit, por…’

sulmuesi rrezikon te largohet 680518ffc0464
Story i radhës

Sulmuesi rrezikon të largohet

Të fundit nga

ShkoLartë