Liridon Kalenderi ka vendosur rekord në shtegun e Zymit.
Të shtunën, ai me Mitsubishi 9, shtegun me gjatësi 2.8 kilometra e kaloi për kohën fantastike 01:26.195 minuta.
Ndërsa, të dielën, për shkak të problemeve teknike, ai nuk e ka përfunduar garën, fitues i së cilës doli Gazmend Demolli me kohën 01:28.303 minuta, që ishte rekord i garës.
Pra, Kalenderi ka vendosur rekord të shtegut, ndërsa Demolli rekord të garës.