Kalenderi sërish shkëlqeu në Sternberk të Çekisë

Liridon Kalenderi ka arritur rezultat të shkëlqyeshëm në garën e disiplinës malore EcceHomo, e cila u mbajt në Sternberk të Çekisë.

Kalenderi në një konkurrencë tejet të fortë, në Grupin 1, me Mitsubishi Lanccer Evo 9 u rendit i dyti, sukses ky shumë i madh për Kalenderin dhe automobilizmin kosovar në përgjithësi.

Kalenderi shkëlqeu sidomos në vozitjen e dytë, në të cilën pati kohën më të mirë. Shtegun me gjatësi prej 7.8 kilometra, ai e kaloi për 03:04.57 minuta, që ishte për më tepër se 4 sekonda më i shpejtë se në vozitjen e parë.

Pozita e parë i takoi zviceranit me nënshtetësi çeke Ronnie Bratschi, i cili pas dy vozitjeve pati kohën e përgjithshme prej 06:13.01 minuta, vetëm 0.44 sekonda më i shpejtë se Kalenderi.

Podiumi i fituesve në këtë grup u plotësua nga polaku Jedrzej Szczesniak.

Në Sternberk morën pjesë edhe Valdet Kaçandolli dhe Përparim Dushi.

Kaçandolli, i cili më pare mori pjesë në garat në Spanjë dhe Portugali dhe pati paraqitje shumë të mira, sot, për shkak të një problemi teknik nuk arriti ta përfundojë garën.

Ndërsa, Dushi, u rendit i gjashti në Grupin 3 dhe duke marrë parasysh faktin që ishte hera e parë që garoi në këtë shteg dhe hera e parë me veturën Opel Astra TCR, koha e përgjithshme prej 07:17.10 minuta është rezultat mjaft i mirë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dukja elegante e Luizit dhe Kiarës në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës

Story i radhës

Populli norvegjez është i qartë: Norvegjia duhet t’i japë Ukrainës avionë luftarakë F16!

Të fundit nga