Kalendari “dënon” Tiranën

April 19, 2025
1 minut lexim

Tirana është mundur nga Teuta në javën e 35-të të Kategorisë Superiore dhe ky rezultat ka pasur një pasojë shumë të rëndë për skuadrën e Bledi Shkëmbit.

Ajo jo vetëm ka shkuar në zonën e rrezikshme të klasifikimit, atë të rënies direkte, por edhe i ka dhënë fund shanseve të saj për të siguruar mbijetesën direkt në elitë.

Tashmë Tirana është në kuotën e 36 pikëve pas 35 javësh dhe për të mbajtur gjallë shpresën e qëndrimit në Superiore dhe i duhet me çdo kusht fitorja në derbin e javës së fundit ndaj Dinamos. Vetëm një llogari bën punë për bardheblutë, ajo e fitores në këtë sfidë. Në çdo rezultat tjetër të tyre, kthimi në Kategorinë e Parë do të ishte i pashmangshëm

Nëse fiton, Tirana shkon direkt në vendin e 8 në Superiore, sido që të jenë rezultatet e sfidave Vllaznia-Laçi dhe Skënderbeu-Bylis, pasi në çdo kombinim rezultati të mundshëm në Korçë, bardheblutë lënë dy skuadra mbrapa në renditje. Ata kanë bilanc më të mirë në ndeshjet direkte ndaj Bylisit, Skënderbeut e Laçit.

Fakti që korçarët dhe ballshiotët mbyllin kampionatin me një ndeshje mes tyre me pikët që kanë aktualisht në renditje, bën që Tirana të mos ketë asnjë mundësi për vendin e 7 që do e shpëtonte plotësisht nga rënia, pa shkuar në ndeshjen shtesë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Alarmi më serioz për sigurinë e Ballkanit/ Ekspertët komentojnë deklaratën e Kallas

Story i radhës

Uji në Tokë mund të jetë krijuar që në fillim, Studimi i ri sfidon teoritë ekzistuese

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë