Ka ndërruar jetë Muharrem Neziri.
Lajmi bëhet i ditur nga Xhavit Kajtazi, gazetar i mirënjohur sportiv dhe trajner i KV Prishtina Volley.
“Paska ndërruar jetë, sot, në moshën 88-vjeçare, Muharrem Neziri.
Një personalitet që dha shumë për Besëlidhjen e Lagjes se Muhaxhirëve dhe për Prishtinën që e deshi aq shumë…
Po e ripostoj dokumentarin 10-minutesh te realizuar para shtatë vjetësh, për të shprushur rrëfimet dhe kujtimet e tij, për jetën dhe veprimtarinë më shumë se sportive.
Të qoftë i lehtë Dheu i Kosovës, që aq shumë e deshe!”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në facebook.