Kaevski: Mickoski mbetet politikan kundër BE-së/ “Punon për interesat e huaja dhe e bllokon anëtarësimin në BE

July 23, 2023
1 minut lexim

Në kohë kur para shtetit është shansi historik për vazhdimin e rrugës europiane, Mickoski bën gjithçka që ta largojë vendin tonë nga BE-ja. Mickoski mbetet politikan destruktiv i cili e bllokon realizimin e qëllimit strategjik të shtetit, anëtarësimi në BE, thonë nga LSDM. Andaj, procesi i integrimit drejt BE-së duhet të vazhdojë, po ashtu edhe reformat përmes miratimit të reformave të nevojshme kushtetuese.

“Çdokush që punon për bllokimin e së ardhmes europiane të vendit, punon kundër interesit strategjik për anëtarësimin në BE dhe kundër vetë BE-së. Secili që vepron kundër qëllimit strategjik për anëtarësimin në BE, punon edhe kundër gjuhës maqedonase në BE. Mickoski e bën pikërisht këtë dhe në këtë mënyrë punon kundër standardit më të mirë jetësor, rritjes ekonomike, rrogave më të larta dhe qasjes deri te fondet europiane. Mickoski duhet të ndalet që të punoj për interesat e dikujt tjetër dhe të ndalet të veprojë kundër BE-së, ndërsa deputetët e VMO-DPMNE-së t’i bashkëngjiten procesit të reformave.”- deklaroi Darko Kaevski, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

10 rregullat kur e lini një punë

Story i radhës

Rrezikoi jetën e pushuesve duke lundruar me gomone afër bregut, gjobitet autori

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë