Kadrijaj nga AAK e quan takimin Kurti-Vuçiq: “Eksurkzion” sa me shkuar në Bruksel

1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuçic do të kthehen në tryezën e dialogut nesër.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se takimi Kurti- Vuiq, do të jetë vetëm një “eksurkzion” sa për të shkuar në Bruksel

“Veç nje eksurkzion i Kurtit sa më shkuaar për tu takuar, sepse nuk do të ketë ndonjë rezultat. Fushata denigruese e Lëvizjes Vetëvendosje kundër krerëve të Bashkimit Evropian, Lajçakut dhe Borellit, dhe tash të shkon në Bruksel sa për të thënë se u takuam me Vuiqin”, është shprehur Kadrijaj.

Tutje ajo ka thënë se nuk pret se kryeministri Kurti do të pranojë ndonjë marrëveshje.

“Duke e ditur se jemi në vit zgjedhor, Kurti nuk do të pranojë asgjë”, ka thënë Kurti.

Story i mëparshëm

E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

Story i radhës

Çfarë ‘fiton’ Meta dhe Kryemadhi nga divorci? Avokatja: Duhet parë se si do të sillen palët në gjyq

Të fundit nga