Kadrija: Biznesmenët mbajnë çmime të larta të banesave për shkak edhe të klientelës nga diaspora

October 19, 2024
1 minut lexim


Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadrija në intervistë për serialin “Robin Hud”, që transmetohet në TV21, tha se biznesmenët që shesin banesa, po i rrisin çmimet edhe për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve, të cilët për dallim prej popullatës vendase, kanë të ardhura më të mëdha. Kadrija thotë se qytetarët vendas në pamundësi për të blerë banesë ose për të paguar qira, detyrohen të emigrojnë.

“Tentojnë ta mbajnë këtë çmim të lartë jo për klientelën vendore, por po tentojnë që ta mbajnë një çmim të lartë për diasporën, sepse sidomos Kosova njihet për diasporë të fuqishme në perendim dhe në fakt po tentojnë ta mbajnë atë çmimin që për bashkëatdhetarët vlerësoj dhe më se deri më tani ata mund t’i blejnë dhe i përballojnë, është një çmim në fakt i përballueshëm”, tha Kadrija.


Për më tepër informacione rreth temës së rritjes së çmimeve të banesave, ndiqeni episodin e sotëm të serialit “Robin Hud” me fillim nga ora 12:05 në TV21. Në bashkëpunim me kolegët gazetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, trajtomë çështjen në fjalë.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Filipçe-Rokas: Rruga evropiane duhet të mbetet prioritet, çdo vonesë është një hap prapa

Story i radhës

Këmbimi valutor 19 tetor/ Euro dhe dollari vijojnë të jenë në ‘pikiatë’

Të fundit nga

ShkoLartë