Kadri Kryeziu: Korrupsioni mund të ndalohet përmes Vettingut, të krijohet mekanizëm sikurse SPAK në Shqipëri

January 30, 2024
1 minut lexim

Për raportin e “Transparency International” se shkalla e korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar e as ndërhyrjet në gjyqësor, ka folur ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se mungon vetëdija shtetërore e personave që punojnë në institucionet e gjyqësisë.

Ai thotë se ndalimi i korrupsionit vetëm me Vetting mund të bëhet.

“Korrupsioni ekziston në të gjitha shtetet, ne si shtet ndërtim e kemi për detyrë që korrupsionin me ndalu me pika minimale. Mungon vetëdija shtetërore e kombëtare e personave që punojnë në institucionet e shtetit respektivisht me gjyqësi, ende nuk kemi kriju mekanizma për kontrollin e korrupsionit kjo duhet të bëhet me Vettingun ku duhet të krijohet një mekanizëm si në Shqipëri i cili është SPAK”, ka thënë ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mexhiti para takimit me Kurtin: VMRO-ja e Gruevskit është me Ali Ahmetin dhe me LSDM-në

Story i radhës

“Kemi shpresa për anëtarin e KShZ-së” – Çfarë i premtoi Jovan Mitrevski opozitës shqiptare?

Të fundit nga

ShkoLartë