Kaçanolli: Jemi pa zhveshtore, nuk mundemi të stërvitemi as në stadiumin ‘Fadil Vokrri”!

min lexim

Klubi i atletikës Prishtina përkundër rezultateve të mira, ka probleme tjera sidomos nuk munden të stërviten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kadrush Kaçanolli, kryetrajner i Prishtinës, tha se ka një gjeneratë të mirë të atleteve të talentuar por mjerisht nuk kanë ku të stërviten.

“Atletët janë kryesisht të moshave të reja, Atletët i kanë rezultatet shumë të mira, lirisht mund të them me rezultate jemi më të mirë jo veç në Ballkan por edhe më gjerë.

I kam dy – tri atlete të mira, si Medina Fejza, Erisë Avdullahu etj. Erisa për momentin ka shkuar në Gjermani me prindërit e saj.

Ajo ka zënë vendin e parë dhe rezultatet i kanë ndihmuar shumë në Gjermani. I kemi edhe dy – tri atlete të reja, të moshës 12-vjeçare dhe 13 vjeçare, të cilët janë talente të mëdha”, thotë Kaçanolli për gazetën “Bota sot”.

Kaçanolli ankohet sa i përket kushteve.

“Kushtet nuk i kemi kurrqysh. Kur jemi në vlugun e garave, nuk mundesh të stërvitesh në stadium të Prishtinës, nuk lejohet sipas rregulloreve kur kanë ndeshje ndërkombëtare. Me vrapuar në dhe pastaj në tartan është vështirë.

Bash kur kemi gara, kur na duhet më së shumti nuk mundemi të stërvitemi në stadium.

As nesër e as të enjten nuk mundemi të stërvitemi, sepse Ballkani luan në garat evropiane. Kështu që dy muaj rresht jemi përballur me këtë situatë.

Jemi në qiell të hapur, nuk kemi as zhveshtore dhe kurrgjë tjetër, kryesisht stërvitemi në Taukbahçe. Me këto kushte vështirë me shku përpara”, – përfundon Kaçanolli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Telefonon policinë dhe të vijnë gjobaxhinjtë”- Meta kritika Policisë së Shtetit

Story i radhës

Brad Pitt e Joey King krijojnë grupin me yjet e tyre Bullet Train

Të fundit nga