Kabranov: Beteja e “Grupit të zjarrit” është me Ali Ahmetin, një betejë e lidershipit të vjetër me atë të ri

March 6, 2023
1 minut lexim

Beteja e “Grupit të zjarrit” është me Ali Ahmetin, dhe mund të thuhet se është një betejë e lidershipit të vjetër të udhëhequr nga Musa Xhaferi e Izet Maxhiti kundër njerëzve relativisht të rinj në parti në pozita të larta që i vendosi lideri Ali Ahmeti, thotë për PRESSonline.mk, analisti politik Aco Kabranov duke komentuar zhvillimet dhe paknaqësitë brendapërbrenda partisë më të madhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Bashkimit Demokratik pqër Integrim.

“Filluan të sulmojnë Artan Grubin dhe Bujar Osmanin me arsyetimin se ata dhe ministrat e tjerë në qeveri janë të dobët dhe nuk kanë rezultate dhe nuk ka demokraci në parti, por realisht kjo nuk rezulton ashtu, pasi që betaja e vërtet e të ‘zjarrtëve’ është me liderin e tyre Ali Ahmeti. Nuk ka dyshim se mbështetja e faktorit ndërkombëtar është e kushtëzuar, ata mbështesin fytyrat e reja të njerëzve me të cilët Ahmeti do të fillojë reformimin e partisë që ka 20 vjet në pushtet në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti nuk e pranoi kërkesën e tyre, dhe ata që tentuan ta largonin Grubin nga posti i zëvendëskryeministrit dhe nga postet në parti, iu drejtuan direkt Ahmetit”, deklaroi Kabranov për PRESSonline.mk

Ai thotë se beteja e hapur do të zgjasë deri në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. “Të ‘zjarrtit’ nuk do ta fitojë këtë betejë, por do t’i sjellin dëm parties”, potencon Kabranov.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Krijoi mozaikun e Adem Jasharit me 800 ushtarë të FSK-së, artisti: Emocion shumë i veçantë

Story i radhës

Rifat Jashari dekorohet me Urdhrin e Lirisë

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë