“Kabllo i famshëm” në orëmatësin e rrymës elektrike, Ali Ahmeti flet për herë të parë për akuzat e opozitës maqedonase

1 minut lexim

Ali Ahmeti gjatë bisedës me gazetarët e TV21 në shtëpinë e tij, është ndalur edhe në këndin e shumë komentuar kohë më parë ku shihej kabllo e zgjatur në matësin e rrymës elektrike.

Tha se është instaluar i njëjti nga EVN-ja dhe ashtu e ka mbajtur.

“Kjo është që është instaluar nga EVN-ja. Edhe kabllon e ka vendosur EVN-ja. Kontrollori është i rregullt”.

Ka folur edhe për shtëpinë e tij, e cila siç tha është ndërtuar në vitin 2003, kështu duke hedhur poshtë akuzat se pasurinë e patundshme në Zajaz të Kërçovës e ka arritur në sajë të politikës.

“Shqiptarët e u bënë të zot në shtëpinë e vet, ka edhe shumë punë për t’u bërë, por ajo e rëndësishmja është arritur”, tha më tej Ahmeti./TV21

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Zbulohet shifra e shpenzimeve ruse të deritanishme për luftën në Ukrainë

Story i radhës

Ndeshja finale u ndërpre më shumë se 40 minuta, një finale për t’u harruar, Trepça fiton Superkupën

Të fundit nga