Kabiniet i Pendarovskit: Asnjë veprim i presidentit nuk ka qenë në kundërshtim me Marrëveshjen me Bullgarinë

Nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski thonë se asnjë veprim i tij nuk ka qenë në kundërshtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Qëndrimi i presidentit Pendarovski është se asnjë veprim i tij deri tani nuk ka qenë në kundërshtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmejt dy shteteve të vitit 2017, duke përfshirë edhe takimin me shoqatat qytetare nga Bullgaria”, thonë nga kabineti i presidentit.

Ata shtojnë se presidenti Pendarovski onsideron se secili institucion në dy vendet duhet të japë kontribut në tejkalimin e çështjeve të hapura dhe se në këtë drejtim edhe Pendarovski është i përkushtuar në dialogun dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes.

Story i mëparshëm

Të shtëna me armë në Vizbeg, plagoset një person

Story i radhës

Kur keni nënë të fortë, ju bëheni grua e fortë

Të fundit nga