Kabinetit të Liz Truss po i kërkohet të mos i marrë pagat pas shkarkimit

October 26, 2022
1 minut lexim

Aleatëve të tashmë ish-kryeministres britanike Liz Truss, të cilët u shkarkuan nga kabineti nga Rishi Sunak, po u kërkohet të refuzojnë pagesat e largimit nga puna në vlerë prej 17,000 funtesh për secilin prej tyre.

Politikanët e opozitës thanë se ministrat që ishin në detyrë vetëm për shtatë javë nuk duhet të pranojnë paratë e largimit, raporton “The Telegraph”.

Anëtarëve kryesorë të ekipit të ish-kryeministres, të cilët u larguan të martën, me automatizëm u takojnë ato para.

Nëntë prej tyre kishin shërbyer në kabinet vetëm që nga fillimi i shtatorit dhe shumica nuk kishin mundësi të miratonin ndonjë politikë reale.

Rregullat e qeverisë thonë se ministrat në largim mund të marrin një të katërtën e pagës së tyre vjetore si pagesë pas largimit.

Kryeministrja ka të drejtë për 18,860 funte, ndërsa anëtarët e ekipit të saj kryesor kanë të drejtë të marrin nga 16,876.25 £.

Angela Rayner, nënkryetarja e Laburistëve, tha: “Edhe një tjetër paradë e ministrave konservatorë do të largohet me mijëra para të taksapaguesve të shpërndara si shpërblim për katalogun e dështimit të partisë së tyre”.

“Nëse do të kishin një grimë fytyre, ata tashmë do ta kishin bërë të qartë se do të refuzonin këto pagesa”, u shpreh ajo.

Christine Jardine, zëdhënësja e Zyrës së Kabinetit për Liberal Demokratët, tha: “Çfarë padrejtësie tronditëse për ministrat që na futën në këtë rrëmujë financiare për t’u shpërblyer me paratë e taksapaguesve”.

“Ndërsa familjet po luftojnë për të paguar faturat e tyre, shumë ministra konservatorë në pension do të marrin mijëra funte, disa prej tyre pas vetëm disa javësh në punë”.

Javën e kaluar Sir Keir Starmer, lideri i Laburistëve, i kërkoi zonjës Truss të mos merrte deri në 115,000 funte në vit që mund të pretendojë për të drejtuar zyrën e saj si ish-kryeministre.

Ai tha se ajo “nuk kishte të drejtë për këtë shumë” duke pasur parasysh periudhën e shkurtër që e kaloi në detyrë dhe mospërdorimi i parave do të ishte “gjëja e duhur për të bërë”. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një propagandues rus dhe aleat i ngushtë i Putinit pyet nëse Rusia ka në të vërtetë armë bërthamore

Story i radhës

Si të mos ndihet lagështia e rrobave kur i thani në ambient të brendshëm?

Të fundit nga

ShkoLartë