Gazetari Bekim Kabashi ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kabashi ka thënë se pas dramës me targa është një episod i radhës i serialit të njëjtë, me skenar zgjedhjet në veri për të verifikuar pranimin e “Zajednicës”.
Reagimi i tij:
Pas dramës me targa, vjen episodi i dytë i të njëjtit serial tash me skenar zgjedhjet në veri, per me e justifiku pranimin e Zajednicës.
T’marten e javes së ardhshme vjen Cholleti, që ja jep kryeministrit disa ‘info që ky nuk i ka’. Shtyhen zgjedhjet për ni datë tjetër për të cilën pajtohen serbët me marrë pjesë në to, që atë dakordimin e Brukselit për të gjitha marrëveshjet e kaluara e çon në një nivel edhe më konkret drejtë themelimit të Zajednicës.