Vjedhjet e automobilave nuk janë të rralla në vendin tonë, ndaj çdo këshillë se si të mbroheni nga hajdutët është e mirëseardhur.
Amerikani Hondo Underwood, i cili për dy vite në SHBA vodhi qindra automjete me vlerë rreth një milion dollarë, në një intervistë për Business Insider këshillon se si të mbrohen automjetet nga vjedhjet.
Gjëja e parë që duhet bërë për të parandaluar vjedhjet, thotë ai, është të pengoni hajdutët. Nëse sistemi kundër vjedhjes nuk përdoret, gjasat janë të mëdha që kjo makinë e veçantë, dhe jo një tjetër, të vidhet.
Gjithashtu, shmangni lënien e sendeve personale në automjet ose në pamje të hapur, pasi ato janë një tjetër pre e hajdutëve që mund të dëmtojnë veturën tuaj për shkak të një çantë në sedilje.
Underwood thotë se është shumë e lehtë të përcaktohet nëse një telefon apo pajisje tjetër elektronike celulare është në automjet. Çdo pajisje me Bluetooth është e lehtë për t’u zbuluar.
Mënyra e vetme për të parandaluar vjedhjen e automjetit është instalimi i një lloji të sistemit të imobilizatorit. Për shembull, instalimi i një ndërprerësi midis baterisë dhe motorit, pozicioni i të cilit është i njohur vetëm për pronarin e automjetit.
Kështu, kur një hajdut tenton të ndezë automobilin për ta vjedhur dhe e sheh se nuk është e mundur, ai dorëzohet për të mos tërhequr vëmendjen dhe lë mjetin ku e ka gjetur.
Burimi: botasot.info