ka vetem 1 menyre se si duhet te veprosh nese je ne te njejten pune me ish in 67e2bb3baca1e

Ka vetëm 1 mënyrë se si duhet të veprosh nëse je në të njëjtën punë me ish-in

March 25, 2025
min lexim

Me siguri e keni dëgjuar thënien se të kthehesh me ish-in është si të shohësh një film që ia di fundin. Subjekti është i njohur, ndoshta i bukur deri në një farë mase, por sigurisht jo aq emocionues sa të shohësh një film të ri.

E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet: Nëse i ktheheni asaj që ka mbaruar, nuk keni asgjë për të zbuluar dhe ka të ngjarë të përballeni me sjellje të përsëritura dhe të dhimbshme që ju lëndojnë.

Por çfarë ndodh kur duhet të bashkëpunojmë me një ish-partner në një ambient pune?

Ku nuk ka vend sentimentalizmi? Dhe çfarë ndodh nëse ne ende kemi ndjenja për të, por nuk kemi mundësi të refuzojmë ofertën e punës?

Sophia Benoit, redaktore që mbulon marrëdhëniet njerëzore në Bustle.com, i përgjigjet pikërisht këtij shqetësimi, duke theksuar se në këtë rast ka një “kurë”: koha!

“Kjo situatë i ngjan pak makthit të ndarjes. Të shohësh ish-in tënd çdo ditë nuk është e lehtë dhe çdo ndjenjë e pakëndshme që mund të kesh është plotësisht e arsyeshme dhe e pranueshme. Ndarja nuk është një garë se kush mund ta kapërcejë atë më shpejt.

Por ajo që mund t’ju garantoj është se klishetë që dëgjoni që “koha shëron” janë të gjitha të vërteta. Ne nuk kemi butona për të fikur në mënyrë magjike ndjesitë për dikë.

Natyrisht, të punosh me ish-in kur nuk e ke kapërcyer ndarjen, nuk është e këndshme, por nervozizmi dhe sikleti nuk do të zgjasin përgjithmonë. Një lloj tjetër rehatie do të shfaqet dalëngadalë, përmes heshtjeve të pakëndshme dhe përpjekjes së njërit për të shmangur tjetrin.”, shprehet ajo.

Profesionalizmi luan një rol shumë të madh: Përqendrohuni në punën dhe detyrimet që keni në vendin e punës dhe kur të mbarojë, në kohën e lirë, bëni çfarë të doni dhe ju bën të ndiheni mirë.

Në të njëjtën kohë, nëse mendoni se situate e krijuar po ju rëndon emocionalisht, kërkoni ndihmë nga miqtë tuaj ose një specialist. Shkrimi i mendimeve tuaja në letër mund të ndihmojë gjithashtu, njësoj si fillimi i një shëtitjeje ose një aktiviteti të ri.

Në çdo rast, jepini vetes kohë. Koha për t’u ndjerë në siklet, koha për t’u trishtuar, koha për të kuptuar ndarjen, koha për të kuptuar nëse dhe në çfarë mase mund të bashkëpunosh me këtë person, dhe pak më vonë, koha për të qenë mirënjohës dhe të hapur ndaj asaj që vjen më pas.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

edhe stacioni i autobuseve shtrenjton parkimin per vetura deri me pese ulese 67e2ba11d326a
Story i mëparshëm

Edhe Stacioni i Autobusëve shtrenjton parkimin për vetura deri me pesë ulëse

maqedonia sonte perballet me uellsin 67e2bf3b9d7a5
Story i radhës

Maqedonia sonte përballet me Uellsin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë