Ka vdekur Shukrie Bunjaku Osmani, gruaja e prijësit më të shquar të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës

August 13, 2023
1 minut lexim

Ka vdekur gruaja e njërit ndër prijësve më të shquar të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, Shukrie Bunjaku Osmani.

E ndjera, njëherit ishte edhe lexuese e rregulltë e gazetarë kombëtare Bota sot.

Njoftimi për vdekjen e saj e ka bërë Xhafer Shatri përmes rrjetit social, Facebook.

Njoftimi i plotë:

PASKESH IKUR AJO QE PERSONIFIKONTE, SI PAK KUSH TJETER, BUJARINE DHE QENDRESEN E GRUAS SHQIPTARE

Dje, më 12 gusht 2023, paskesh ikur në botën e përtejme Shukrie BUNJAKU OSMANI, gruaja e Kadri OSMANIT, njërit prej prijësve më të shquar të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës.

Jeta dhe përpjekjet e çiftit Osmani janë një faqe krejt e veçantë e historisë së Kosovës; një jetë e tërë në shërbim të Atdheut, një kalvar vuajtjesh, burgimesh të gjata e privimesh drastike.

Shukrie Osmani ishte një grua e paepur nëpër shpirtin e së cilës u përthyen ëndërrat, shpresat dhe qëndresa më e çashtër e një kombi.

Sot, një plejadë e tërë pjesëtarësh të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës dhe çdo shqiptar i vetëdijshëm se sa i shtrenjtë ishte çmimi i Lirisë, në nderim të Shukrie Osmanit, në shpirtin dhe në shtëpitë e tyre e vënë Flamurin në gjysmështizë.

Në pamundësi për pjesëmarrje në varrim dhe për një tufë të munguar zambakësh të bardhë, një nderim i posaçëm e me dorë në zemër për Gruan që krejt Kosova i detyrohet përgjithmonë!

Lavdi e përjetshme për gruan e paepur,

për bashkëshorten besnike,

për Nënën e veçantë dhe bashkëluftëtaren e pathyeshme,

Shukrie BUNJAKU OSMANI!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tonali: Sa urime nga ish-shokët e Milanit

Story i radhës

Vuçiç: Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal, Kurti promovoi “Shqipërinë e Madhe”

Të fundit nga

ShkoLartë