“Ka të shtëna armësh”, qytetarët alarmojnë policinë

min lexim

Një 48-vjeçar është arrestuar nbë Tiranë, pasi qëllonte me armë zjari në ajër. Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë njoftuar policinë.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas marrjes së njoftimit nga banorët  se në Kodrën e Priftit, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Pas mbërritjes në vendngjarje efektivët kanë arrestuar në flagrancë, Adnand Gaxherri, 48 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, pa lejen përkatëse. 48-jeçari kishet qëlluar me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët.

Njoftimi i polcisë:

Qëllonte në ajër me pistoletë sportive me  fishekë manovër duke terrorizuar banorët, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, çon në pranga 48 vjeçarin.

Policia gjen e sekuestron 4 pistoleta sportive që përdoren me fishekë manovër dhe përshtaten dhe si armë zjarri, si dhe një shotgun me shënjestër optike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, pas marrjes së njoftimit nga banorët  se në Kodrën e Prifitit, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”,  i shtetasit: A. G., 48 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 6 gëzhoja që ky shtetas kishte qëlluar me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkëlqen Ernest Muçi

Story i radhës

Град Скопје обезбеди оброци на граѓани од социјално ранливи категории

Të fundit nga