KA Prizreni fiton 13 medalje në Kampionatin e Kosovës 

Atletët e klubit të Prizrenit shënuan rezultate të mira në Kampiionatin e Kosovës. Klubi prizrenas ka fituar 13 medalje, 10 të arta, 2 të argjendta dhe një e bronztë.

“Përfundoi dita e parë e Kampionatit Individual të Kosovës për senior.
Klubin e Atletikës Prizreni e përfaqësuan 5 atlet dhe 3 atlet veteran, u fituan 13 medalje, 10 të arta, 2 të argjendta dhe një e bronztë:

Sara Susuri  – U – 20 e para 400 m. 57.95 rekord personal,
Armel Qovanaj  – U – 20 i pari në 100 m., 

Emine Jenuzi  – U – 18 e para në 100 m. dhe e treta në 400 m.,
Leard Halimi  – U – 20 i pari në flakjen e  shtizës,
Melike Ipqi – seniore e para në flakjen e shtizës,
Veteranët:

Adnan Tahiri – veteran M – 55 i pari në gjyle, shtizë dhe disk,
Nexhat Hoxhaj – veteran M – 65 i pari ne gjyle, idyti në shtizë dhe disk,
Skender Gashi – veteran M – 65 i pari në 5000 m.

Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku, trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri urime dhe suksese në ditën e dytë të garave!”, bëhet e ditur nga klubi KA Prizreni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KF Tërnoci dhe KF Lugina, klubet që po ruajnë shqiptarinë në Luginë të Preshevës!

Story i radhës

Sabri Fejzullahu i falënderon të gjithë ata që ia uruan ditëlindjen: Jua kthefsha me të mirë

Të fundit nga