Pas publikimit të e-maileve sekrete të ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, gazetarja Anila Hoxha thotë se autoritetet duhet ta marrin shumë seriozisht situatën.
E ftuar këtë mbrëmje në “Top Story” me Sokol Ballën, gazetarja Hoxha tha se nga sulmi iranian ka mundur të shpëtojë vetëm një sistem, ai i KAMSI-t, që është truri i prokurorisë kriminale, pavarësisht se është tentuar të sulmohej.
Ajo tha se informacionet që merr Irani nuk dalin befas, por ka prezencë “serioze dhe të frikshme” iraniane në vend.
Teksa tha se dihej qëndrimi i Shqipërisë, gazetarja shtroi pyetjen “A mund të garantojë dikush që ky kampi këtu nuk është në gjendje të bëjë sulm terrorist?”.
“Prokuroria është përballë fakteve. Në tërësinë e vet, akoma shteti mendon se “bëje zot ëndërr”. Çështja hetohet nga Bledar Malikaj. Ka pasur 1 mijë të dhëna, a është thjesht përgjim, apo më tepër sesa kaq. Duhet të merret seriozisht. Iranianët u zbuluan se njoftuan në Twitter çdo të dhënë të marrë në e-albania. Shteti shqiptar me veprimet e veta hetimore, i kërkon Tëitter të bllokohet çdo gjë. Hakerat hapin llogarinë me R-u, por të çonte te grupi Iranian. Është e njëjta metodë. Vetëm një sistem për të dhënat kriminale ka shpëtuar, KAMSI, truri dhe zemra e prokurorisë kriminale për çdo gjë kriminale. Është tentuar por nuk është arritur. Është ngritur vitet e fundit me ndihmën amerikane. Po i kthehem sërish precedentit. Jemi mbushur me deklarata që nga 2013, anti-territori në gatishmëri. Kur raportonim për iranianët, media iraniane shkruanin me emër. Këto nuk janë info që merren befas, do të thotë se kanë prezencë serioze të frikshme. Nuk ishte rrufe në qiell të hapur, dihej qëndrimi i Shqipërisë. Sulm kibernetik është fjala e fundit e luftës virtuale. A mund të garantoje dikush që ky kampi këtu nuk është në gjendje të bëjë sulm terrorist”- tha gazetarja Anila Hoxha në Top Story.