ka perplasje mendimesh nga pertej adriatikut 6283e71897fdf

Ka përplasje mendimesh nga përtej Adriatikut

May 17, 2022
min lexim

Mundësia që Ekuadori të përjashtohet nga finalet e Botërorit “Katar 2022” për rastin “Castillo” (pretendohet se ka luajtur në kualifikuese me dokumente të falsifikuara) mban ende të gjallë shpresat e një përfaqësueseje për të marrë pjesën në turneun që do të zhvillohet në vendin aziatik gjatë muajve nëntor-dhjetor.

Sipas Franco Chimentit, president i “Federgolf” dhe ish-anëtar i “Coni-it’, Italia mund të shpresojë: “Ka një mundësi shumë më konkrete nga sa mendojnë të gjithë”. Por Evelina Christillin, anëtare e UEFA-s, e ka shuar menjëherë entuziazmin: “Do të kualifikohet një ekip i Amerikës së Jugut, nuk ka mundësi që kombëtarja italiane të luajë në Botëror.

Kili paraqiti një ankesë në FIFA, duke thënë se Byron David Castillo, mbrojtësi i thirrur 8 herë nga Ekuadori gjatë kualifikueseve, në fakt ka origjinë kolumbiane dhe nuk mund të vishte fanellën e kombëtares së Ekuadorit. Nëse apeli pranohet, skuadra e trajnerit Alfaro do të humbiste të gjitha ndeshjet e grupit të Amerikës së Jugut dhe për rrjedhojë edhe kualifikimin në Katar 2022.

Nëse do të ndodhë ky skenar, në vend të Ekuadorit do të kualifikohet një skuadër tjetër. Këtu hyn në lojë neni 6. Rregullorja e FIFA-s për Kupës së Botës 2022: “Nëse ndonjë ekip kombëtar tërhiqet ose përjashtohet, FIFA do të vendosë për këtë çështje sipas gjykimit të saj dhe do të ndërmarrë çdo veprim që e gjykon të nevojshëm”.

Zgjedhja është e rëndësishme vetëm për FIFA-n, që kryesohet nga Infantino, prandaj ka shpresa të mëdha te të kaltrit. Shpresat që Franco Chimenti u ushqen më shumë: “Nëse do të ndodhë kështu (përjashtimi i Ekuadorit), në atë moment duhet të mendojmë për kombëtaren që duhet ta zëvendësojë. Ka një rregull të FIFA-s që flet për skuadrën që ka klasifikimin më të lartë dhe kjo është sigurisht Italia”.

Në realitet, siç mund të konkludohet nga neni 6, nuk ka asnjë referencë për renditjen dhe FIFA mund të favorizojë një ekip kombëtar të Amerikës së Jugut pikërisht sepse do të zinte vendin e Ekuadorit:

“Nuk është e vërtetë që mund të shpëtojmë Kupën e Botës edhe nëse do të përjashtohej Ekuadori. Nëse po, do të kualifikohej një ekip tjetër amerikano-jugor. Shkurtimisht, nuk ka asnjë mundësi që Italia të luajë në Botërorin e ardhshëm”, tha Christillin.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

10 gjera qe mund te blini me bitcoin 6283e59d1a7c2
Story i mëparshëm

10 gjëra që mund të blini me Bitcoin

plumbi eshte vota qe ka ps ja berisha sjell ne vemendje plagosjen e ish kandidatit socialist ne durres 6283e71d79bf8
Story i radhës

“Plumbi është vota që ka PS-ja”/ Berisha sjell në vëmendje plagosjen e ish-kandidatit socialist në Durrës

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë