Ka një trend të ri divorcesh që po i *surprizon* të gjithë: Ç’janë divorcet gri?!

September 13, 2022
1 minut lexim

Ka dy lloje çiftesh që divorcohen pas 20+ vitesh martesë. Një version ka dy njerëz që u përpoqën më të mirën, dhe tjetri jo.

Përpjekja e ndërsjellë për të mbajtur lidhjen emocionale është strategjia më e madhe parandaluese që çdo dashuri afatgjatë mund të përdorë. Prova të reja tronditëse tregojnë se monogamia afatgjatë dhe martesa janë nën presione të reja. Ato quhen divorce gri dhe nëse jeni të martuar, duhet t’i keni parasysh.

Nuk është tradhtia ajo që po e shtyn përqindjen e divorceve këto ditë.

Nuk ka absolutisht asnjë lidhje me ne Millenials, divorcet janë në fakt më të ulëta se kurrë në martesat pas Gen-X.

Janë 50-70-vjeçarët që po u japin fund marrëdhënieve të tyre, që për dekada ka qenë thjesht marrëdhënie mekanike “autopilot”.

50-vjeçarët e pavarur financiarisht, të cilët presin të jetojnë deri në të 100-at, po e rimendojnë lojën. Shumë njerëz të moshës së mesme po e shohin me kujdes shëndetin e marrëdhënieve të tyre dhe po zgjedhin diçka ndryshe.

Hipokrizia e monogamisë nuk është se njerëzit po divorcohen, por se ata kanë toleruar martesat pa dashuri dhe pa seks mesatarisht për gjashtë e më shumë vite përpara se t’i japin fund.

Shumë të rritur të moshës së mesme dhe të moshuar po divorcohen pas dekadash nevojash emocionale të paplotësuara dhe duke imagjinuar një të ardhme qoftë vetëm ose me dikë të ri që mund t’i përmbushë.

Këto divorce shpesh pasojnë tradhtinë. Ndonjëherë seksuale, sigurisht. Megjithatë gjithnjë e më shumë për arsye jo seksuale. Është një tradhti emocionale, një neglizhencë ose mohim i drejtpërdrejtë i nevojave, dëshirave dhe preferencave thelbësore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Miqtë e ruses së arrestuar për spiunazh në Gramsh mbledhin 5 mijë euro për të paguar avokatin, kush është youtuber-i britanik që dhuroi paratë!

Story i radhës

Jo vetëm emigracion, edhe investimet shqiptare po ikin jashtë vendit, niveli më i lartë që nga viti 2011

Të fundit nga

ShkoLartë