Qemal Muhametaj përcillet sot për në banesën e fundit, pasi djali i tij i mori jetën mbrëmjen e djeshme. Krimi brenda familjes tronditi fshatin Greshicë të Mallakastrës. 37-vjeçari, Mariglen Muhametaj vrau të atin, duke e goditur me sende të forta.
Ai u arrestua disa orës pas ngjarjes, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij.
Banorët e fshatit janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur, ndërsa thonë se 37-vje?ari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ata shprehen se djali e kishte goditur 73-vjeçarin me një pllakë betoni në kokë, ndërsa ky i fundit ishte duke larë këmbët.
“Është bërë hataja, e vrau djali. Nuk ishte mirë nga mendja. I kishte rëndë në pllakë betoni. Për hiç gjë. Pa shkak fare, i kishte rënë. I vinte keq, nuk e çonte në Vlorë. Me ilaçe kurohej. E ëma është e paralizuar”, thotë banori.
“I ati kishte dalë jashtë për të larë këmbët dhe ky i ka rënë në kokë. Pa shkak. Ka vdekur në vend. Çuni iku dhe pastaj e kanë kapur”, shprehet një tjetër.