Ka ndëruar jetë artisti me famë botërore Omer Kaleshi

1 minut lexim

Bota intelektuale dhe artistike ndahet me njërin ndër artistët më të mëdhenj të hapësirës kombëtare dhe më gjërë.

Kaleshi ishte anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut.

Lindi në vitin 1932, është piktor i njohur shqiptar me origjinë nga Kërçova e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdoi të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij.

Story i mëparshëm

Zëvendëskryeministri i parë Grubi uron besimtarët katolikë për Pashkët

Story i radhës

Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit Omer Kaleshi

Të fundit nga