Ka ndërruar jetë Rahim Nezir Voka

Lajm pikëllimi

KA NDËRRUAR JETË RAHIM NEZIR VOKA

Ka ndërruar jetë legjenda e rezistencës kombëtare, ish-i burgosur për bindje politike në Tiranë (10 vjet burg), më vonë edhe në Shkup, si lider i Partisë Kombëtare të Punës, bashkë me Zaim Beqirin dhe shokë të tjerë, u dënua nga ish-regjimi komunist jugosllav (me 13,6 vjet burg), i njohur ndër miq e shokë si “Mbreti i kalasë së Oeneumit të Fushëmadhes” nga Shipkovica e Tetovës, Rahim Beqir Nezir Voka.
Përcjellja në botën e amshuar do të bëhet ditën e nesërme, më 19 nëntor (e diel, në mesditë), në varrezat e qytetit të Tetovës.
Lavdi e përjetshme figurës dhe sakrificës së tij ndër dekada!
(18 nëntor 2023)

Abdulla Mehmeti

Story i mëparshëm

Tragjedia në koncertin e Taylor Swift, humb jetën 23-vjeçarja

Story i radhës

Holanda e Rumania kërkojnë kualifikimin

Të fundit nga