ka elemente raciste deputeti berisha flet per sulmin ndaj futbollistit jashari 680c91895ba04

“Ka elemente raciste”, deputeti Berisha flet për sulmin ndaj futbollistit Jashari

April 26, 2025
1 minut lexim

Futbollisti Belgin Jashari nga komuniteti ashkali, është sulmuar nga një i rritur.

Lidhur me këtë, në “Edicioni Special”  ka folur deputeti Veton Berisha.

Ai tha se ndihet keq që diçka e tillë ka ndodhur, duke shtuar se rasti ka elemente raciste.

“Jam duke u ndje tepër keq me rastin e fundit, tani kur një talent i ri ka synime për të kontribuar në futbollin kosovar, tentohet t’i ndalet dëshira për një lojë, kampionale.

Edhe e kuptova që kishte ndërhyrje nga një prind i një lojtari kundërshtar. Fjalët e tij ishin të bazuara që dëshmohet dhe konfirmohet që ka elemente raciste, thuhet që “një magjup nuk e ka vendin në fushë”, “ju jeni për me mbledh bakër jo me lujtë futboll”, këto fjalë janë demotivuese dhe na bëjnë me u ndi keq. Fati i mirë është që këto pamje i ka kap kamera, sepse nuk ka javë që nuk ka raste të racizimit”, u shpreh Berisha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mungesa e institucioneve kosova rrezikon te humbase miliona euro nga plani i rritjes i be se 680c8dcc661a2
Story i mëparshëm

Mungesa e institucioneve, Kosova rrezikon të humbasë miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së

paralajmerim me gjoba te medha ne britani per firmat e teknologjise ne rast te mosheqjes se permbajtjes se krimit me thike 680c9278028f5
Story i radhës

Paralajmërim me gjoba të mëdha në Britani për firmat e teknologjisë – në rast të mosheqjes së përmbajtjes së krimit me thikë

Të fundit nga

OVL-UÇK sot mban konferencë për media

OVL-UÇK ka njoftuar se ditën e sotme  më 13 maj do të mbajë konferencë për media. Konferenca nis në orën 12:00 në Hotel Emerald. “Në një kohë kur zërat kundër vlerave të
ShkoLartë