“Ka edhe kështu vjehrrash…” Eliona Pitarka flet për marrëdhënien me nënën e bashkëshortit

April 6, 2022
1 minut lexim

Aktorja e njohur, Eliona Pitarka, ka qenë gjithnjë shumë hermetike rreth jetës private. Por, tashmë duket se nuk ka çfarë të fshehë më dhe ka filluar të ndajë me ndjekësit detaje nga jeta e saj.

Në një postim në Instastory Eliona ka folur së fundmi për vjehrrën e saj duke lënë të kuptohet se kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

“Sepse ka edhe kështu vjehrrash. Ashtu siç është edhe e imja. Ka frikë t’i bëjë gjërat nga meraku dhe më pyet për çdo gjë”- ka shkruar aktorja teksa ka shpërndarë me ndjekësit mesazhin që i shkruan dikush rreth vjehrrës së saj.

Image

Eliona Pitarka

Pak ditë më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Eliona, që nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, ka publikuar këto ditë për herë të parë foto me të.

Ajo kishte zgjedhur dy fustane elegantë të ngushtë dhe jo stil princeshe. Njëri ishte me krah të gjatë teksa nxjerrte në pah dekoltenë e saj. Ndërsa i dyti ishte i shkurtër dhe i thjesht që i jepte mundësinë asaj të ndihej rehat.

Image

Postimi nga Eliona Pitarka

Flokët i kishte bërë me onde teksa në kokë mbante një aksesor me rruaza të bardha. Po ashtu, makeup-i i saj ishte natyral dhe minimalist.

Aktorja prej vitesh po shijon një romancë me partnerin e saj identitetin e të cilit ka preferuar mos ta zbulojë duke qenë se nuk është person publik. Vitin e kaluar ata mirëpritën në jetë një vajzë, të quajtur Gala.

Image

Eliona Pitarka me bashkëshortin

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Johnson më i vendosur se kurrë: Britania nuk do të pushojë derisa drejtësia të vendoset

Story i radhës

Yuri Kim nuk i ndahet Kuvendit, sot takon Taulant Ballën

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë