Ka dëshmitarë për rrëmbimin e Vanjës? Velibor dhe Bore: Babai i ka dhënë Pallços informacione

October 18, 2024
min lexim

Dy punëtorë të Higjienës Komunale po pastronin rrugën “Naum Naumovski Borçe” në momentin kur u rrëmbye Vanja Gjorçevska. Duart dhe këmbët e 14-vjeçares ishin të lidhura me shirit, ndërsa në gojë kishte ngjitës. Kështu dëshmoi sot shefi i Njësisë për krime të dhunshme, Dejan Dimovski.

-Nuk e di nëse ata njerëz janë siguruar. Është bërë përpjekje për t’i kontaktuar, ku kanë qenë ata persona në momenti kritik kur vetura siç e ka përshkruar kryeshefi i njësisë kanë qenë para ndërtesës në “Naum Naumovski Borçe”, tha Vlladimir Tufenxhiq, avokat i babës së Vanjës.

I vetmi vend që nuk mbulohet nga kamera është dalja e ndërtesës. 10 metra majtas dhe djathtas ndërtesës ku ndodhen punëtorët e komunales tashmë ka mbulim. Por ata vazhdojnë punën e tyre dhe nuk kthejnë kokën fare. Seanca e sotme gjyqësore zbardh ngjarjet tragjike, por hedh hije mbi rolet që luajnë personat e akuzuar.

-Për ne ishte e çuditshme se si babai mundi menjëherë të konkludonte se vajza ishte rrëmbyer dhe vrarë, pa asnjë dëshmi konkrete. Madje ai tha se kishte kuptim sipas filmave që kishte parë, tha Dejan Dimovski, kryeshef i njësisë për Krim të dhunshëm.

Shefi shtoi se ishte babai që i drejtoi hetuesit te personat dhe automjetet e dyshimta, përfshirë “Renault Kango”, që më vonë u lidh me të dyshuarit. Kthesë shtesë në hetim solli edhe dëshmia e Velibor Manev dhe Bore Videvski, të cilët akuzuan babain për përfshirje të drejtpërdrejtë.

-Ata na thanë se pikërisht babai i Vanjës i ka dhënë informacione Pallços për vajzën se kur do të jetë vetë në ditën e kidnapimit, tha Dimovski.

Një nga momentet më emocionuese në gjykimin e sotëm ishte dëshmia për gjetjen e trupit të Vanjës. Hetuesit e prirë nga Vllatko Keshishev e gjetën trupin e vajzës në vendin e quajtur Brazda. Në fund të gjykimit, i trishtuar dhe me sy të përlotur dëshmoi xhaxhai i Vanjës.

-Më tha Zorica se Vanja nuk është askund dhe se lokacioni i fundit i telefonit ishte te Silbo. Unë banoj afër dhe menjëherë dola me biçikletë. Kërkova por nuk gjeta asgjë. Erdhi Sasho (Aleksandar, babai i Vanjës) bashkë me një polic. Më tha “Nëse është vrarë, do të vetëvritem edhe unë”. Më ishte e çuditshme sjellja e tij, i thashë: Ik, mbytu!, tha Mitre Llazarov, xhaxha i Vanjës.

Policia dhe prindërit kanë mësuar se Vanja paraprakisht ka pasur përpjekje për të lënduar veten pasi janë grindur prindërit e saj. Është hetuar edhe një relacion me një djalë nga Suedia, në profilin e tij kishte flamuj të ISIS.

-Kanë vepruar pa rregulla dhe standarde për raste të këtilla. Çdokush ka vepruar sipas mendimit të tij. Dëgjuam se kanë shkuar në një drejtim me hetimin, pastaj u ndalën, dhe u nisën në drejtim tjetër, shtoi Tufenxhiq.
Kryeshefi konfirmoi se askush nuk ka marrë thirrje me kërkesë për haraç, ndërsa nga të akuzuarit nuk janë bërë doreza parafine për shkak se ka kaluar mbi një javë nga vrasja deri tek arrestimi. Nuk është gjetur arma me të cilën është kryer vrasja.

 

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetari Komunës së Gazi Babës më “i fortë” se ligji!

Story i radhës

Klandestinët e Gjadrit kthehen në Itali, Lela: Gjykata e Romës shikoi interesin publik dhe jo atë politik

Të fundit nga

ShkoLartë