Ka 10 vite në skenë dhe gjashtë albume të publikuara, por Sabrina Carpenter tek tani u nominua për çmimin e artistes së re më të mirë në ‘Grammy Awards’

November 10, 2024
min lexim

Sabrina Carpenter ka marrë gjashtë nominime për “Grammy” të premten, më 8 nëntor, por një kategori mund të ketë befasuar bazën e saj besnike të fansave.

Këngëtarja 25-vjeçare është nominuar për çmimet “Albumii e vitit”, “Regjistrimi muzikor i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”, “Albumi më i mirë solo i zhanrit pop” dhe “Artistja e re më e mirë”, shkruan DailyMail.

Ish-ylli i Disney, e cila ka publikuar pesë albume përpara diskut shumë të vlerësuar “Short n’ Sweet”, është pjesë e industrisë që prej një dekade, duke publikuar këngën e saj të parë, “Can’t Blame a Girl for Trying”, në vitin 2014 nën shtëpinë diskografike Hollywood Records të Disney-t.

Sipas Billboard, përvoja shumëvjeçare e Carpenter nuk e përjashton nga nominimi si “Artistja e re më e mirë”. Rregullat e Akademisë së Regjistrimeve kërkojnë që një artist të kualifikohet për këtë kategori duke publikuar minimalisht pesë këngë ose një album, por nuk ka kufi maksimal në këtë drejtim.

Udhëzimet e Grammy-ve përcaktojnë që nominimet për artisten e re më të mirë varen nga momenti kur “artisti ka arritur një prani të rëndësishme”, siç përcaktohet nga një komitet vlerësues.

Carpenter ka pasur një vit të jashtëzakonshëm që nga publikimi i këngës “Espresso” në prill, e cila debutoi në vendin e shtatë në listën e Billboard dhe arriti në vendin e parë në Global 200. Kjo këngë mori dy nominime: “Regjistrimi muzikor i vitit” dhe “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”.

“Please, Please, Please”, e publikuar në qershor, u nominua për këngën e vitit dhe arriti në vendin e parë në listën e Billboard pasi debutoi në vendin e dytë. Deri atëherë, arritja më e lartë e Carpenter në renditje ishte kënga “Skin”, e cila kishte arritur vendin e 48 në shkurt të vitit 2021.

Pasi suksesi i shumëpritur i këngëtares ndodhi pas datës 15 shtator 2023, që ishte fundi i periudhës së pranueshmërisë për vitin e kaluar, dhe ajo nuk kishte marrë më parë një nominim për Grammy, u vendos që ajo të mund të përfshihej në kategorinë e artistëve të rinj.

Një vendim i ngjashëm u mor edhe për Chappell Roan, e cila publikoi këngën e saj të parë, “Good Hurt”, në vitin 2017. Albumi i saj i parë, “The Rise and Fall of a Midwest Princess”, u publikua më 22 shtator 2023.

Të dyja, Roan dhe Carpenter, u barazuan me Taylor Swift, e cila mori gjithashtu gjashtë nominime për albumin “The Tortured Poet’s Department”. Carpenter pati fatin të ishte pjesë e turneut të Swift, “Eras”, duke performuar si hapje për disa nga koncertet e saj.

“Sabrina Carpenter e meriton këtë, vërtet. Ajo nuk është një artiste e re, por është hera e parë që ‘Grammy Awards’ e njohin talentin e saj”, shkroi një fans në Instagramin e Akademisë së Regjistrimeve, ku u publikuan nominimet për artistët e rinj.

Megjithatë, disa fansa ishin të hutuar për statusin e saj: “Sabrina nuk duhet të jetë këtu; e dua, por nuk është e re”,  komentoi një tjetër fans.

Ajo dhe Roan do të përballen me Benson Boon, Doechii, Khruangbin, Raye, Shaboozey dhe Teddy Swims. Fituesit do të shpallen gjatë ceremonisë së Grammy-t në Los Angeles, më 2 shkurt 2025, që do të transmetohet në CBS. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë parë një stuhi si kjo për të paktën 30 vjet

Story i radhës

Shkencëtarët thonë se bota po hyn në një epokë të re ‘të paparashikueshme’ – çfarë po paralajmërojnë ata?

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë