k veriore regjistron vdekjen e pare me covid 19 627e0bc5c7ba6

K.Veriore regjistron “vdekjen e parë me COVID-19”

May 13, 2022
1 minut lexim

Koreja Veriore ka konfirmuar vdekjen e parë me koronavirus, derisa media shtetërore ka thënë se dhjetëra mijëra njerëz tjerë janë duke u përballur me ethe dhe temperaturë.

Gjashtë njerëz kanë vdekur pasi janë përballur me ethe dhe njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në variantin Omicron të koronavirusit, ka raportuar të premten media shtetërore.

Sipas saj, 187,000 njerëz me ethe dhe temperaturë janë “të izoluar dhe janë duke u trajtuar”.

Autoritetet verikoreane kanë raportuar për një shpërthim të variantit Omicron në kryeqytetin Phenian, si dhe kanë bërë të ditura masat e izolimit.

Megjithatë, nuk kanë treguar shifrat e sakta të personave të infektuar.

Disa ekspertë besojnë se virusi ka qenë prezent tash e një kohë në këtë shtet, pavarësisht se autoritetet kanë bërë të ditur rastin e parë zyrtarisht më 12 maj.

Ata besojnë se ky shtet me popullsi prej 25 milionë banorësh është i cenueshëm, pasi Koreja Veriore nuk ka dhënë vaksina kundër koronavirusit dhe ka refuzuar furnizimet me vaksina nga prodhuesit AstraZeneca dhe Sinovac.

Mënyra e vetme e Koresë Veriore për të luftuar koronavirusin ka qenë përmes mbylljes së kufijve të jashtëm prej janarit të vitit 2020.

Autoritetet verikoreane kanë vënë edhe ndalesa në importimin e disa produkteve, çka ka ndikuar në mungesa në ushqim dhe dobësim të ekonomisë./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ngacmuan te fejuaren e te riut dhe me pas e plagosen sherri i 2013 es qe rrezikon lirine e donaldit dhe romeos 627e066a2982c
Story i mëparshëm

Ngacmuan të fejuarën e të riut dhe më pas e plagosën, sherri i 2013-ës që rrezikon lirinë e Donaldit dhe Romeos

prindi apo mesuesi kush ndikon me shume ne edukimin e brezit te ri 627e0bcb632cd
Story i radhës

Prindi apo mësuesi, kush ndikon më shumë në edukimin e brezit të ri?

Të fundit nga

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë