Juventusi ka arkëtuar tre pikë të mëdha në kuadër të javës së 13-të të Serie A në futboll.
Juve ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Interit, në derbin e madh italian.
Për “Zonjën e Vjetër” është fitorja e 4-t rresht.
Interi ka luftuar por nuk arriti që të barazojë por edhe Juve pati mundësi të thellojë fitoren.
Në minutën e 52-t, pas një veprimit të shpejt të vendasve, Rabiot ka shënuar për 1:0.
Gjithçka e qartë në minutën e 85-t, Fagioli brenda 16-shit, me një goditje mjeshtërore e të fortë, thellon fitoren.
Napoli udhëheq renditjen me 35 pikë, pasojnë Milan 29, Lazio 27, Atalanta 27, Juventusi 25. Roma 25, Interi 24, Udinese 23 pikë etj.