Juventusi është duke punuar intensivisht për shitjen e mesfushorit francez, Arien Rabiot, para se të nënshkruajë me Leandro Paredes.
“Zonja e Vjetër” nuk dëshiron ta mbajë më gjatë francezin i cili ishte larg të performuarit kënaqshëm këto kohë.
Manchester United është e interesuar për lojtarin dhe bisedimet po vijojnë edhe këto ditë.
Marrëveshja në mes të palëve vetëm se është arritur dhe pritet që këto ditë të përfundojnë procedurat formale.
E, sa më shpejt që ky transferim kryhet, aq më të përshpejtuara do të jenë procedurat për ta sjellë Paredesin në “Allianz Stadium”.
Argjentinasi e dëshiron largimin nga Paris Saint Germain dhe destinacioni më i pëlqyer i tij është pikërisht Juventusi.