Te Juventusi është rishfaqur në horizont emri i Antonio Kontes.
Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, me eliminimin nga faza e grupeve të Champions-it dhe në kampionat ende shumë larg kreut të renditjes, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po bëjnë një analizë për pankinën e tyre, me Masimiliano Alegrin, i cili është i rrezikuar.
Për presidentin e bardhezinjve, Andrea Anjeli gjithmonë në “pole position” ndodhet Antonio Konte, teknik që fitoi 3 tituj kampionë nga viti 2012 deri në 2014 me Juventusin.
Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por me rezultatet e kryera, Alegri ndodhet i rrezikuar.