juventusi rivalizon milanin per sherbimet e asensios 62544514e9e98

Juventusi rivalizon Milanin për shërbimet e Asensios

April 11, 2022
1 minut lexim

Edhe Juventusi raportohet se është futur në garë për transferimin e Marco Asensios.

Kontrata e spanjollit me klubin nga Madridi skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, por ai pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti.

Së fundi u raportua se Milani ka nisur bisedimet për transferimin e Asensios, por “Rossonerët” tani duket se po përballen edhe me konkurrencën nga Juventusi.

Sipas “Fichajes”, “Zonja e Vjetër” ka shprehur interesim për 26-vjeçarin.

Klubi nga Torino thuhet se e sheh Asension si zëvendësues ideal të Paulo Dybalas, i cili do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës.

Real Madridi thuhet se kërkoj së paku 25 milionë euro për Marco Asension. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

video ruskoska ka mjafte prova kunder zekirit hetimi mund te perfshire edhe persona tjere 62544153594f3
Story i mëparshëm

(VIDEO) Ruskoska: Ka mjaftë prova kundër Zekirit, hetimi mund të përfshirë edhe persona tjerë

donald veshaj reagon per here te pare pas bb vip ka nje mesazh te koduar per boren e dy fjale per
Story i radhës

Donald Veshaj reagon për herë të parë pas BB VIP, ka një mesazh të koduar për Borën e dy fjalë për Trixën!

Të fundit nga

Google njofton: Gemini AI do të vijë në Chrome

Kërkimi në internet po bëhet më i personalizuar dhe përgjigjet janë “më të zgjuara”. Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të I/O, kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi se po prezanton
ShkoLartë