Pasi ka siguruar Di Maria dhe pasi te henen do te zyrtarizoje edhe Pogba, edhe pse francezi eshte ne Torino dhe ka kryer vizitat mjekesore, Juventusi nuk ndalet dhe tashme duke pritur se cfare do te ndodhe ne frontin De Ligt-Bayern, ndjek nga afer Torreira.
Uruguaiani është prototipi i mesfushorit që kërkon Allegri dhe bardhezinjte pyetën për të në maj, kur Fiorentina kishte filluar të vinte në dyshim qëndrueshmërinë e tij. Do të ishte një goditje e rëndë për tifozët e ekipit vjollce qe e donin…
Juventusi ka nje tjeter objektiv ne fakt dhe ai ka te beje me Leandro Paredes. Por, PSG do të kishte bërë çmimin per mesfushorin e lindur në 1995 dhe pjese e kombëtares argjentinase.
Sipas thashethemeve që vijnë nga Franca, të raportuara nga “L’Equipe”, klubi parizien dëshiron të mbledhë 35 milionë euro nga kartoni i ish-futbollistit te Roma-s, qe nuk eshte me pjese e projektit. Nuk ka gjasa që Juve të vendosë të shpenzojë shuma të caktuara për Paredes.
Sa i perket frontit ne mbrojtje, Interi tashmë ka disa kohë që është ftohur ne negociatat për blerjen e Gleison Bremer, qendërmbrojtës Torinos: braziliani, sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, nuk do të blihet nga Interi nese Skriniar, i cili pëlqehet nga PSG, nuk do të shitet.
Juventusi, duke e ndjerë situatën, do të ishte gati të hynte fuqishëm te lojtari, pasi do të ishte i gatshëm të privonte veten nga De Ligt, qe eshte ne fjale me Bayern por qe mund te transferohet edhe te Chelsea.