Juventusi kërkon me çdo kusht transferimin e Leandro Paredes, me bardhezinjtë që tashmë e kanë kthyer në prioritet për përforcimin e mesfushës.
Mesfushori argjentinas pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri i cili e sheh të nevojshme ta përforcojë repartin e mesfushës.
Paredes nuk është në planet e PSG-së me klubin francez që i ka bërë të qartë argjentinasit të gjej një skuadër të re.
Zonja e Vjetër është gati t’i përmbush kërkesat e PSG-së për 25 milionë euro për ta lënë të lirë Paredesin, por fillimisht duhet të largojnë futbollistët e tepërt në këtë repart. Zonja e Vjetër fillimisht po shpreson që të shkëput kontratën me mesfushorin uellsian Aaron Ramsey.
Ndërkohë i larguari i radhës nga bardhezinjtë pritet të jetë braziliani Arthur i cili kërkohet nga Arsenali. 28-vjeçari edhe më parë ka luajtur në Serie A me fanellën e Chievos, Empolit dhe Romës. Gjithsesi brenda javës së ardhshme te gjiganti italian pritet të largojë dy mesfushorët para se të afrojë Paredesin.